Basket femra/ Flamurtari “thyen” Tiranën, synon titullin

Flamurtari në basketboll për femra fiton në shifrat 67-62 përballë shoqatës sportive Tirana. Një ndeshje ku ka patur shumë rivalitet dhe lojë të fortë. Ekipi vlonjat është treguar më i qetë gjatë gjithë lojës dhe kryesisht në 10 minutat e fundit të takimit, duke arritur që në fund të dalë fituese nga Pallati i Sportit.

Një fitore përballë një rivali direkt në luftën për titullin kampion. Ekipi i Flamurtarit ka mbyllur 10 minutat e para në avantazhin 20-17, ndërsa edhe më pas ndeshja ka qënë e rivalizuar, me avantazhe të lehta të Flamurtarit, por edhe Tiranës.

Pjesa e parë mbyllet 36-34 për Flamurtarin, ndërkohë që edhe pas pushimit, loja ka vijuar e tillë me mjaft luftë të fortë sportive. Në periodën e katërt, Flamurtari është më mirë i vendosur në parket dhe shkon deri në 10 pikë diferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrihet nga Tirana, por sërish në minutat e fundit ekipi vlonjat krijon diferencë, duke mbyllur më pas të gjithë takimin në shifrat 67-62 dhe duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?