Basketboll femra, Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë

Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë, në basketbollin e femrave, duke mposhtur në takimin e luajtur në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" rivalen e saj,  Apoloninë. Skuadra vlonjate rrëmbeu Superkupën e Shqipërisë pasi mposhti në takimin e luajtur në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" rivalet e Apolonisë me rezultatin 87-83. Sfida për basketbollin e femrave mes dy skuadrave që dominojnë prej vitesh basketbollin shqiptar të femrave, mes Flamurtarit dhe Apolonisë, u mbyll me fitoren e ekipit vlonjate, që në 2014 fitoi edhe titullin e 18-të kampion. Apolonia, mbajtëses së trofeut të Kupës dhuroi një rivalitet të jashtëzakonshëm nga fillimi në fund duke lënë si të vetmin peng numrin e pakët të tifozëve të pranishëm në shkallët e Pallatit të Sportit.  Vlonjatet krijuan një avantazh prej 8 pikësh në përfundim të pjesës së parë, por Apolonia u kthye fuqishëm në lojë me një përmbysje duke e kaluar avantazhin e saj në shifrat 48-52 në periodën e tretë. Gjithsesi vajzat e drejtuara nga trajneri Viron Toska reaguan në të njëjtin fraksion për të marrë sërish komandën 55-52 dhe në fillimin e periodës së katërt zgjatën avantazhin deri në 61-55. Apolonia edhe një herë reagoi, duke barazuar 74-74 dhe ekuilibri zgjati deri pak minuta para fundit kur tabela e rezultatit shënonte 79-78 për Flamurtarin. Pikërisht në atë moment vajzat vlonjate gjetën grintën e duhur për t'i dhënë krah fitores pasi duke përfituar dhe nga gabimet e kundërshtareve krijuan një avantazh komod 87-81 në sekondat e fundit duke pasur mundësinë të përballonin pa problem edhe dy pikët e fundit të fierakeve. Në fund gjithçka u mbyll 87-83 në favor të Flamurtarit, që feston pas një ndeshjeje të vuajtur në të cilën Apolonia dhuroi preludin e një tjetër sezoni të rivalizuar në maksimum mes dy skuadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?