“Basti” i Sarrit: Hazard do të shënojë sa Messi dhe Ronaldo deri në fund të sezonit
Eden Hazard e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier League duke shënuar deri më tani, duke shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e para. Futbollisti belg është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni, teksa në sfidën e fundit shënoi plotë 3 gola në duelin ndaj Cardiffit. Trajneri Sarri është i bindur se ai do të ketë të njëjtën numër golash si Messi dhe Ronaldo deri në fund të sezonit.
Tekniku italian beson se Hazard mund të arrijë pa problem të shënojë 40 gola gjatë këtij sezoni, duke u krahasuar me Messin dhe Ronaldon në vitet e tyre më të mira.
Hazard hodhi poshtë mundësinë e kalimit te Real Madridi këtë verë, duke qëndruar të paktën dhe një sezon te Blutë e Londrës. Mediat angleze besojnë se Sarri mund ta ndihmojë për të fituar “Topin e Artë”.

KOHA JONË SONDAZH

