Bayern i mban Kimmich 768 mijë euro nga paga pasi rezultoi pozitiv me Covid dhe nuk ishte vaksinuar

Mesfushori i Bayern Munich dhe përfaqësueses gjermane, Joshua Kimmich, vendosi të mos vaksinohej ndërsa të enjten rezultoi pozitiv me COVID-19. Ky fakt nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Bayern të cilët kanë vendosur që lojtarët të cilët refuzojnë vaksinën, si Kimmich, Choupo-Moting, Gnabry e Musiala, edhe pse këto dy të fundit kanë ndryshuar mendim, do ti mbajë pjesën e pagës gjatë periudhës që do të jenë në karantinë.

Në këtë mënyrë, Kimmich për dy javët që qëndroi në karantinë pasi kishte pasur kontakte me dy pozitivë, humbi 768 mijë euro, kësaj shume i shtohen edhe 768 mijë euro të tjera për periudhën dy javore që do të qëndrojë sërish i izoluar, deri sa të rezultojë negativ, duke humbur në total afro 1,5 milionë euro.

Bayern Munich detyrohet të marrë një masë të tillë ekstreme duke parë që numri i të prekurve nga COVID-19 po shtohet gjithnjë e më shumë. Sipas Bild, jo vetëm Kimmich, pozitiv janë edhe Choupo-Moting, Zyle dhe Stanisic, ndërsa së fundmi pozitiv ka rezultuar edhe trajneri i portierëve, Toni Tapalovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?