FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayern Munchen mendon për Klopp

Fitorja 2-1 në “Allianz Arena” i dha një fundjavë të qetë teknikut të Bayern Munchen, Carlo Ancelotti. Por sipas mediave britanike, tekniku italian nuk e ka shumë të sigurtë qëndrimin në stolin bavarez.

Pas humbjes me Rostov në Champions League dhe formës jo të mirë që po kalon Bayern, besimi i drejtuesve të skuadrës te Ancelotti është lëkundur së tepërmi.

Për këtë shkak, sipas mediave britanike, po mendohet afrimi i gjermanit të Liverpool, Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Borussia Dortmund po bën një punë të mirë te Liverpool, me vetëm një pikë larg kryesuesve të Chelsea, por që ka një kontratë me “The Reds” që skadon në vitin 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Bayern Munchen kërkon ti besojë rinovimin e skuadrës pikërisht teknikut gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Angli janë të bindur, edhe në Gjermani gjithashtu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?