FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayern mund Leverkusenin dhe fluturon në kreun e renditjes në Bundesliga (VIDEO)

Bayern Munich ka fituar 3-1 ndaj Bayer Leverkusen duke mbajtur kreun e Bundesliga-s. Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për bavarezët në tri javët e para të kampionatit gjerman.

Ka qenë një sukses i vështirë për t’u arritur nga vendasit, të cilët e kanë parë veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash lojë, me Wendell që ka shënuar me penallti për miqtë. Gjithsesi, festa e Leverkusen ka zgjatur vetëm pesë minuta, teksa Tolisso ka rikthyer baraspeshën në minutën e 10-të të ndeshjes. Skuadra e Kovac ka kompletuar përmbysjen në minutën e 19-të falë një goli të Robben.

Ndeshja është mbyllur përfundimisht për miqtë në minutën e 80-të pas kartonit të kuq të marrë nga Bellarabi. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, Bayern realizoi  edhe golin e tretë me James Rodriguez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjet e tjera që janë luajtur sot në Bundesliga, Lepzig ka mundur 3-2 Hannover, Dusseldorf fitoi 2-1 në shtëpi me Hoffenheim. Mainz-Augsburg është mbyllur 2-1, ndërsa Wolfsburg-Hertha ka përfunduar në barazim 2-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?