FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni dhe Chelsea sigurojnë biletat e fundit për çerekfinalet e Championsit (VIDEO)

Bayern Munich dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League. Skuadra bavareze fitoi edhe sfidën e kthimit ndaj Lazios në shifrat 2-1. Lewandowski zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të nga pika e bardhë, ndërkohë që Choupo-Moting dyfishoi në të 73-tën. 8 minuta nga fundi i sfidës Parolo shkurtoi diferencën, por që do të kishte pak vlera.

Chelsea triumfoi 2-0  në “Stamford Bridge” kundër Atletico Madrid. Edhe pse skuadra e Simeones po luante më mirë, Blutë e Londrës do të realizonin me një kundërsulm që u finalizua nga Ziyech. Atletico tentoi të rikthehej në lojë për kualifikim, por nuk ja doli që të shënonte. Savic ua vështirësoi misionin në minutat e fundit pas ndëshkimit me karton të kuq. Në fundin e shtesës, Emerson që më prekjen e parë të topit pas futjes në fushë arriti që të shënonte. /R.Lika-Koha Jone/


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?