Bayerni e nis me barazim vitin 2023, ndalet ndaj Leipzig (VIDEO)
Bayerni nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë për vitin 2023 kundër Leipzig në transfertë. Skuadra e Nagelsmann në fakt do të zhbllokonte sfidën në fundin e pjesës së parë. Eric Choupo-Moting bën gjithçka mirë në zonë, pas një asisti që mori nga Gnabry.
Kundërpërgjigja do të vinte menjëherë në fillimin e pjesës së dytë nga vendasit. Marcel Halstenberg dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52-të. Edhe pse koha ishte mëse e mjaftueshme për Bayernin, kampionët e Gjermanisë nuk mundën të shënonin një tjetër gol.
Bayerni mbetet ende në krye me 35 pikë, 5 më shumë se Freiburg dhe 6 më shumë se Leipzig. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

