Bayerni fiton me lehtësi ndaj Augsburg, Kane shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Bayern Munich vijon dominimin në Bundesligë, duke marrë një tjetër fitore 3-1 ndaj Augsburg. Sfida u zhbllokua në minutën e 32’, pasi Uduokhai shënoi autogol dhe kaloi vendasit në avantazh.

Ndërsa vetëm tetë minuta më pas Harry Kane dyfishoi avantazhin e bavarezëve, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 69-të.

Miqtë tentuan të reagonin dhe ia dolën të shënonin me Beljo në minutën e 86’, me sfidën që në fund u mbyll me rezultatin 3-1. Pas këtij takimi, Bayern Munich shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të dytë, ndërsa Augsburg renditet në vend të 11-të me një pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?