Bayerni i falet “bombës” së Sule ndaj Werder-it të Rashicës (VIDEO)

Bayerni Munich hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, pasi ka fituar sot me shumë vështirësi 1-0 në duelin ndaj Werder Bremen. Skuadra e Niko Kovac vuajti shumë për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa i avantazhi edhe dalja me karton të kuq disa minuta nga fillimi i pjesës së dytë i Milos Veljkovic.

Në minutën e 75-të, mbrojtësi Sule del në ndihmë të skuadrës në sulm dhe me një goditje të fortë në hyrje të zonës, arrin që të mposhtë portierin Pavlenka, i cili u penalizua edhe nga një devijim i topit. Rashica e nisi ndeshjen nga minuta e parë, dhe u zëvendësua në të 73-n, për t’i lënë vend Osaos.

Bayerni ruan kryesimin me 70 pikë, 4 më shumë se Dortmundi që luan ndeshjen ndaj Freiburgut. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?