Bayerni i falet Ribery-s, ngushton diferencën me Dortmundin (VIDEO)
Bayerni ka arritur që të shfrytëzojë më së miri ndalesën e ekipit të Dortmundit, për t’u afruar me 6 pikë në tabelën e renditjes. Skuadra bavareze ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Leipzig në sfidën e vlefshme për javën e 16-të.
Sfidën e vendosi një gol i shënuar 7 minuta nga fundi nga Ribery, i cili goditi në brenda zonës pas një rrëmuje, duke ngritur peshë tifozët vendas. Në fundin e ndeshjes, Ilsinker dhe Sanchez u ndëshkuan me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër të futbollistit të miqve ndaj Thiagos.
Bayerni me këtë fitore ngjitet në kuotën e 33 pikëve, 6 më pak se Dortmundi dhe me të njëjtën kuotë pikësh sa Gladbah. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

