Bayerni i frikshëm, shkatërron Dortmundin për 17 minuta (VIDEO)
Bayerni e ka nisur në mënyrën më të frikshme të mundshme super ndeshjen ndaj Dortmundit, që do të vendosë shumë për titullin kampion. Skuadra bavareze ka shënuar dy gola në 17 minutat e para.
Fillimisht është Matts Hummels që dërgon topin në rrjetë pas një krosimi perfekt të Thigao Alcantarën nga këndi, ndërkohë që 7 minuta më pas Lewandowski dhuron spektakël. Polaku i rrëmben një top mbrojtjes kundërshtare, kalon portierin dhe më pas me një veprim akrobatik e dërgon “sferën” në rrjetë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

