FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni kërkon të blejë kartonin e James Rodriguez

Bayerni i Mynihut është gati të bëjë kartonin e plotë të mesfushorit kolumbian, James Rodriguez. 27-vjeçari u huazua në verën e vitit 2017 për dy sezone nga Real Madridi me të drejtën e blerjes dhe tani drejtuesit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit për 42 milionë euro.

Ata kanë thirrur menaxherin e famshëm, Jorge Mendes, për të diskutuar një operacion të tillë dhe për ta mbyllur këtë çështje përpara muajit dhjetor, teksa blerja e fantazistit nga Real Madridi do të shoqërohet edhe me një kontratë të re deri në vitin 2023.

Ka pasur zëra të shumta për një rikthim të mundshëm te madrilenët, por tashmë duket se Bayerni nuk ka ndërmend që ta largojë duke përfituar nga marrëveshja e huazimit për dy sezone.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?