Bayerni me 5 “yje” ndaj Benficas, City ndalet sërish nga Lyon (VIDEO)

Bayern Munich ka shkatërruar Benfica-n me rezultatin e thellë 5-1. Bavarezët e kishin siguruar kualifikimin, por ndeshja e fundit e grupit ndaj Ajax do të vendosë se kush do të kryesojë grupin, por për momentin gjermanët janë në vend të parë me dy pikë më shumë se holandezët.

Robben  zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të. Sulmuesi holandez dyfishoi rezultatin në  minutën e 30-të përpara se Lewandowski të shënonte golin e tretë me kokë gjashtë minuta më pas. Në pjesën e dytë Benfica jep një shenjë jete me golin e Fernandes, por Lewandowski dhe Ribery kanë shtuar vuajtjet e portugezëve që do të transferohen në Europa League pas ndeshjes së fundit me AEK.

Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Lyon në transfertë. Vendasit kaluan dy herë në avantazh me Cornet, por Laporte dhe Aguero arritën që të barazonin. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?