Bayerni në krizë totale, turpërohet edhe nga Gladbahu në shtëpi (VIDEO)
Bayern Munich vazhdon të vuajë në Bundesliga. Skuadra e Niko Kocvc ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat duke u mundur 0-2 në shtëpi nga Borussia Monchengladbach. Ekipi i drejtuar nga trajneri Hecking e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë në 15 minutat e para.
Plea shënoi golin e avantazhit në minutën e 10-të, me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës, duke befasuar portierin Neuer, i cili me gjithë zgjatjen e tij nuk arriti që ta ndalte goditjen e tij. 6 minuta më pas Hoffman shërbeu në zonë për Stindl, i cili me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës goditi me të djathtën duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetë.
Bayerni kërkoi të regonte, por ishte e paqartë në aksionet sulmuese. 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, skuadra e Kovac pësoi edhe golin e tretën e Herrman që përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së vendasve. Bavarezët mbeten në kuotën e 13 pikëve pas 7 javëve të para, teksa tashmë mbajnë vendin e 5-të në tabelën e renditjes. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

