Bayerni nuk paguan të pavaksinuarit, Kimmich del kundër klubit

Bayern Munchen ka vendosur t’u ulë rrogat lojtarëve që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën anti-Covid dhe që, për shkak të rregullave të reja të vendosura në Gjermani, duhet të karantinohen nëse kanë kontakte të ngushta me një person që rezulton pozitiv me Covid-19.

Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë informuar nga klubi se nuk do të paguhen për çdo ndeshje apo seancë stërvitore që humbasin për shkak të vetizolimit, pasi të gjithë refuzuan të merrnin vaksinën, raportoi gazeta gjermane “Bild”.

Lojtari kryesor i klubit që është rreshtuar në radhët e të pavaksinuarve është mesfushori gjerman, Joshua Kimmich. Ai ka theksuar se nuk i përket grupimeve “no-vaxx”, por kishte shqetësime për shkak të mungesës së studimeve mbi efektet afatgjata të vaksinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bavaria është një prej landeve gjermane me shifrat më të larta të rasteve me koronavirus për 100 mijë banorë, gati dyfishi i mesatares kombëtare. Për këtë arsye, kryeministri i landid, Markus Soder, ka vendosur për izolimin e të pavaksinuarve, siç ka ndodhur fillimisht në Austri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?