Bayerni ofron 50 milionë euro për talentin e Romës

Bayern Munich po mendon për një mini-revolucion në merkaton e kësaj vere, teksa në listë është edhe Nicola Zaniolo. Mesfushori që luan me verdhekuqtë në Serinë A kërkohet me ngulm nga Juventusi, por duket se bavarezët janë treguar më të shkathët. Madje kampionët e Bundesligës kanë bërë ofertën e parë: 50 milionë euro.

Sipas “Bild”, drejtuesit e Bayern e konsiderojnë mesfushorin e talentuar si të përshtatshëm për të hedhur bazat e së ardhmes. Bayern i ri synon ta ketë Zaniolo si protagonist, duke parë moshën e tij të re, vetëm 19 vjeç.

Problem për Bayern do të jetë konkurrenca e forte me Juventusin, që gjithashtu kërkon me ngulm lojtarin dhe synon ta mbajë në Serinë A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?