Bayerni piketon talentin turk të Romës për të zëvendësuar Robben

Bayern Munich ka nisur kërkimin për dy mesfushorë me kualitet për sezonin e ardhshëm, pasi do të largohen si Robben dhe Ribery. Klubi bavarez së fundmi ka shfaqur interes për një nga futbollistët më të spikatur të Romës, Cengiz Under.

Talenti turk, ka një sërë klubesh që e pëlqejnë si Arsenali dhe Tottenham në Premier League, ndërkohë që klubi gjerman sipas “Esnp” ka bërë hapa të rëndësishme përpara.

Under, vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove nga Roma. Ai shihet si pasuesi ideal i Robben. Katër asist dhe dy gola në Seria A dhe tre gola dhe dy asist në Champions League në këtë sezon, kanë bërë që ai të kthehet në një nga futbollistët më të spikatur. Under ka shprehur dëshirën për të qëndruar deri në fund të qershorit, për të ndihmuar ekipin e tij në fazën e 1/8-ve. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?