FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni shkatërron Dortmundin dhe prek titullin (VIDEO)

Bayerni Munich as që nuk ka ndërmend që të lëshojë titullin kampion gjatë këtij sezoni. Skuadra e Niko Kovac ka shkatërruar 5-0 Dortmundin në duelin e luajtur në “Allianz Arena” dhe që do të vendoste shumë për titullin.

Skuadra bavareze ka shënuar dy gola në 17 minutat e para. Fillimisht është Matts Hummels që dërgon topin në rrjetë pas një krosimi perfekt të Thigao Alcantarën nga këndi, ndërkohë që 7 minuta më pas Lewandowski dhuron spektakël. Polaku i rrëmben një top mbrojtjes kundërshtare, kalon portierin dhe më pas me një veprim akrobatik e dërgon “sferën” në rrjetë.

Ekipi i Kovac nuk ndalet me kaq, pasi në fundin e pjesës së parë shënojnë edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 41-të, Javi Martinez realizoi me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që 3 minuta më pas talenti Gnabry shënoi emrin në listën e shënuesve pas një goditje me kokë brenda zonës. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Lewandowski shënoi një tjetër gol. Bayerni me këtë fitore ngjitet në krye me 64 pikë, një më shumë se Dourtmundi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?