Bayerni Zot në Gjermani, e nis me fitore sezonin e ri (VIDEO)
Bayerni i Mynihut e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Kampionët e Gjermanisë fituan 3-1 ndaj Hoffenheim në duelin që hapi kampionatin. U duk se do të ishte gjithçka e thjeshtë pasi Muller kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 23-të me një goditje me kokë, por nuk rezultoi kështu. Ekipi i Nagelsmann barazoi me Slazai në minutën e 57-të, pasi dribloi mjaft mirë brenda zonës.
Bayerni vuan shumë, dhe për të dalë nga situata mendon Ribery, i cili fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë shkon Lewandowski, i cili në tentativën e parë ndalet nga Bauman dhe më pas shënon Robben, por goli i tij u anulua me VAR për shkak se holandezi kishte kaluar vijën. Në gjuajtjen e dytë polaku gjeti rrugën e rrjetës.
Bayerni shënoi dhe golin e tretë me Muller, por që u anulua me “VAR” pas një prekje me dorë brenda zonës. Emocionet nuk mbaruan këtu, pasi në fundin e kohës së rregullt, Robben shënoi golin e tretë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

