Befason babai i Khabib: E kam falur McGregor për ato që ka thënë për mua

Conor McGregor është falur nga babai i Khabib Nurmagomedov  në lidhje me deklaratat e irlandezit para ndeshjes. “E kam falur Conor për sjelljet e tij në të shkuarën”, ka thënë babai i kampionit të botës në peshën e mesme.

McGregor përdori shpesh tonë të ashpra, madje fyese në adresë të Abdulmanap Nurmagomedov, babait të Khabib, por ai ka deklaruar se nuk është aspak i mërzitur nga këto sharje e akuza. Sipas babait të Khabib, disiplina është e para, ndaj dhe nuk ka falur aspak djalin e tij për gjestin që zhvilloi pas duelit me irlandezin.

Abdulmanap Nurmagomedov nuk ishte në Las Vegas në eventin UFC-229, pasi iu mohua e drejta e vizës amerikane nga ambasada në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?