FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bekim Balaj rikthehet në Rusi, firmos me Nizhni Novgorod

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është rikthyer sërish në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar ka firmosur së fundmi një marrëveshje me skuadrën e Nizhni Novgorod, që do të luajë në premier ligën ruse duke nisur nga ky sezon.

Në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të ekipit rus, Bekim Balaj shprehet se zgjodhi të luajë për këtë skuadër pasi e njeh premier ligën ruse, duke e cilësuar si një kampionat të fortë dhe interesant .

Më parë, Balaj ka qenë pjesë e futbollit rus, ku për tre vite ka qenë pjesë e skuadrës së Akhmat, nga viti 2016 deri në vitin 2019, kur edhe vendosi t’i bashkohej për dy sezone Sturm Grazit në Austri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?