Benevento zbulon ftesën e Panuçit për Gjimshitin, dhe lënien jashtë të Memushajt

Ledian Memushaj do të mungojë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjen miqësore  me Norvegjinë, në program në 26 Mars në Elbasan Arena. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Beneventos, klubit ku luan mesfushori vlonjat.

Skuadra italiane bën të ditur se nga radhët e saj janë Berat Gjimshiti dhe rumuni, Alin Dorinel Tosca, futbollistët që do të grumbullohen nga kombëtaret respektive për fundin e marsit, duke mos përmendur emrin e Memushajt. Mesfushori vlonjate nuk figuron i dëmtuar, pasi nga mediat italiane jepet në formacionin e mundshëm të Beneventos për sfidën e 18 marsit me Kaljarin, por mund të ketë ndikuar aktivizimi i paktë i Memushajt te Benevento, ku ka humbur statusin e titullarit nga trajneri De Zerbi.

Memushaj u la në stol pa u aktivizuar për asnjë minutë në takimin e fundit me Fiorentinën, ndërkohë që nuk aktivizohet me skuadrën italiane që nga ndeshja e 4 shkurtit të kaluar me Napolin. Berat Gjimshitit është titullr fik, teksa se do të bashkohet me Kombëtaren Shqiptare mëngjesin e së hënës, për t’u vënë në dispozicion të Panuçit për miqësoren e 26 Marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?