Benzema-Bale e Ronaldo ia kalojnë vetëm…sulmit të Beneventos

Askush nuk do ta besonte në fillim të sezonit se treshja e Real Madrid ‘BBC’ (Benzema, Bale, Ronaldo) në 12 javë kampionat në “La Liga” do të realizonin vetëm 4 gola. Mungesat për shkak dëmtimesh, pezullimesh apo forma e dobët kanë sjellë në fund këto shifra, por pavarësisht justifikimeve interneti është i pamëshirshëm.

Treshen e frikshme e krahasojnë me futbollistin e Barcelonës, Paulinho-n, i cili në fillim kur u ble u pa me skepticizëm por që deri më tani ka shënuar 4 gola në kampionat. Por për ‘BBC’ ka një ngushëllim. Ndoshta ata të tre sëbashku nuk kanë bërë më mirë se Paulinho, por më mirë se dy sulmuesit e Benevento-s po.

Iemmello dhe Coda kanë bërë më keq sesa ata, pasi që të dy bashkë kanë vetëm një gol të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Balkanweb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?