Benzema drejt fitimit të “Topit të Artë”, Ancelotti: Keni ende dyshime?

Karim Benzema ishte protagonist edhe mbrëmjen e djeshme në suksesin në Superkupën e Europës kundër Frankfurtit. Francezi në sezonin e fundit ishte fantastik me golat e tij dhe ndihmën e madhe që i ka dhënë ekipit.

Pas ndeshjes në Helsinki, Ancelotti foli rreth Benzema: “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider. Ai shënoi shumë gola, ai e përfundoi mirë sezonin. Tani ka mbetur Topi i Artë. A ka dyshime? Unë nuk mendoj se dikush mund të dyshojë se kush do të jetë fituesi i këtij trofeu personal.”

Benzema me golin e djeshëm kapi shifrat e 324 golave për “Los Blancos”, duke parakaluar Raulin dhe tashmë ka para vetëm Cristiano Ronaldon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?