Benzema i jep fitoren Realit me tripletë ndaj Bilbaos, francezi kalon Ronaldon (VIDEO)

Real Madrid rikthehet të fitojë në La Liga, teksa sot ka arritur që të mposht 3-0 Athletic Bilbaon në “Santiago Bernabeo”.Skuadra e drejtuar nga Zidane nuk arriti që të zhbllokonte sfidën në pjesën e parë duke e mbyllur pa gola.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Karim Benzema ka zhbllokuar ndeshjen me një gol me kokë pas krosimit perfekt të Asensio-s. Sulmuesi francez nuk do të ndalej këtu, pasi në minutën e 76-të shënoi një tjetër gol me kokë, pas një goditje nga këndi. Në kohën shtesë, francezi shënoi edhe golin e tretë personal, duke konfirmuar momentin shumë pozitiv që po kalon.

Një fakt shumë interesant është që të 8 golat e fundit në La Liga nga madrilenët janë shënuar nga Benzema, ndërkohë që sulmuesi francez ka kaluar edhe Ronaldon (19 gola), për gola të realizuar gjatë këtij sezoni (21 gola). /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?