Benzema “nderon” Zidane, përmbys Eibarin me dopietë (VIDEO)

Real Madrid vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës ndaj Eibarit në La Liga. Skuadra e Zidane triumfoi me përmbysje 2-1 në duelin e luajtur në “Santiago Bernabeo”. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, miqtë arritën që të shënonin një gol të bukur pas një aksioni model, që u finalizua në fund nga Marc Cordona.

Los Blancos reagojnë vetëm në pjesën e dytë, teksa fillimisht vendosi baraspeshën në minutën e 59-të me një goditje me kokë. Bomberi francez nuk do të ndalej me kaq, pasi 9-të minuta nga fundi i kohës së rregullt, shënoi edhe golin e dytë sërish me një goditje me kokë.

Real Madrid pas kësaj fitoreje ruan vendin e tretë me 60 pikë, dy më pak se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?