Beograd, kompanitë e basteve i japin shanse Skënderbeut
Në ndeshjet e mëparshme europiane të Skënderbeut jashtë fushe, kompanitë e basteve e kanë injoruar totalisht ekipin korçar, duke e vlerësuar të pamundur marrjen e një rezultati pozitiv prej tij.
Ka ndodhur kështu në ndeshjet me Kairat Almatin, me Mlada Boleslav dhe me Dinamon e Zagrebit, por Skënderbeu ka thyer çdo parashikim. Madje edhe në fushën e vet ekipi i trajnerit Daja është nënvlerësuar.
Duke parë ecurinë e ekipit të vetëm shgiptar në Europa League, kompanitë e basteve sikur e kanë zbutur këtë radhë me koeficientët e tyre.
Fitorja e Partizanit të Beogradit në ndeshjen e sotme vlerësohet me 1.55 dhe jo 1.2 si në ndeshje të tjera jashtë fushe për korçarët.
Barazimi vlerësohet me koeficentin 4, kurse fitorja e Skënderbeut me koeficientin 7.5.
KOHA JONË SONDAZH

