Berisha e pranon: Gabova ndaj Napolit, me Gollini-n jemi miq

Skuadra e Atalantës pësoi një humbje në fundjavë ndaj Napolit 1-2. Në këtë ndeshje ishte titullar nga minuta e parë edhe Etrit Berisha, i cili nuk mundi që të ndihmonte skuadrën e tij për të marrë një rezultat pozitiv. Trajneri Gasperini tha se midis portierëve të skuadrës do të kishte rotacion, por Berisha sjell një siguri të munguar në portën e bergamezëve.

Ndërsa në studion e “Bergamo TV”, Berisha bëri dhe analizën e kësaj ndeshjes, si dhe foli për rivalitetin me portierin, Golini duke u shprehur: Ne kemi një marrëdhënie të madhe mes nesh, me të dy Gollinin dhe Francesko Rossi-n, kemi miqësi mes nesh. Konkurrenca vepron si stimul, pastaj zgjedhjet për portën janë të trajnerit Gasperini.

Me Napolin nuk patëm shumë diferencë në fushën e lojës. Milik bëri një gjuajtje nga një hapësirë e ngushtë, unë bëra një hap para dhe ai shënoi një gol të bukur. Me Udinesen kemi mundësi të rikuperojmë, por duhet performancë e mirë. Ne do të përballemi me një ekip që ka nevojë për pikë në renditje dhe që kërkon të largohet nga zona e ftohtë”, deklaroi Berisha, i cili duket se ka rifituar vendin e titullarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?