FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Mbrojtja bën që të jem i qetë, goli ishte çështje kohe

Portieri i Atalantës, Etrit Berisha ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të tij pas fitores minimale 1-0 ndaj Kievos dje. Gardiani shqiptar ka vlerësuar punën e bërë nga skuadra veçnërisht në repartin e mbrojtjes.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë me Kievon, sepse kundërshtari do të luante i mbyllur në mbrojtje. Kemi krijuar shumë raste për gol, pa gabuar dhe pa i dhuruar asgjë kundërshtarit.

Goli ishte çështje kohe. Kievo tentoi të luante në kundërsulm, por kishim përgatitur gjithçka mirë, duke qenë të përqendruar gjithë kohën. Unë isha i vëmendshëm mes shtyllave, por edhe mbrojtja më bëri të isha më i qetë, duke bërë një punë shumë të mirë”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?