Berisha: S’do ishte keq barazimi me Izraelin, vendimtare do të jetë …

Etrit Berisha është gati për përballjen ndaj Izraelit. “Gardiani” i kombëtares sonë ka dalë në një konferencë për shtyp duke folur fillimisht për fitoren e Izraelit ndaj Skocisë.

“E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli mori kurajon dhe fitoi. Ne e njohim pak shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme.

Barazimi u kënaq? Nuk do të ishte i keq. Gjithsesi mendoj se ndeshja deçizive do të jetë me Skocinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ndodhi në merkato? Kishe mendim që të luaja në Europa League. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën, siç kam bërë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet , por jam i përqendruar

Swiss Digital Mobile Reklama

Si i sheh të rinjtë që vijnë në kombëtare? Momentalisht janë duke ardhur shumë, sepse shkojnë e vijnë. Është e vështirë për ne që të flasim dhe të jemi me ta. Këta të rinj që vijnë duhet të inkuadrohen shumë sepse ka pak miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?