FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berlusconi blen të gjitha aksionet e Monzës, ja roli që do të ketë Galliani

Kompania “Fininvest” e Silvio Berlusconit do të blejë të gjitha aksionet e klubit të Monzës, që militon në Serinë C, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë të enjten në mbrëmje ose të premten paradite.  Ndryshe nga sa ishte folur më herët, për blerjen vetëm të 75 % të aksioneve, ish presidenti i Milanit ka vendosur të blejë të gjitha aksionet e klubit, për një vlerë prej rreth 2.5-3 milionë eurosh.

Pronari aktual, Nicola Colombo do të vijojë të mbetet president i skuadrës, edhe pasi aksionet të kalojnë nga ai te Berlusconi, ndërsa Adriano Galliani do të mbajë postin e Administratorit të Deleguar.

Dyshja Berlusconi-Galliani, rikthehen edhe një herë në botën e futbollit, ndonëse këtë herë me një projekt shumë më modest se me Milanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?