FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berlusconi dhe Galliani blejnë një klub të panjohur

Berlusconi dhe Galliani janë gati që të rikthehen në futbollin italian, por kërkojnë që ta nisin nga e para duke blerë klubin e Monzës. Dy personazhet e njohur do të marrin 70 për qind të aksioneve të klubit, ndërkohë që pjesa tjetër do të mbetet në duart e presidentit aktual Nicola Colombo.

Për momentin nuk është nënshkruar ende marrëveshja e kalimit të aksioneve, por nuk do të kërkojë shumë kohë, pasi bëhet fjalë për një klub që ka një histori vetëm 3-vjeçare.

Berlusconi-Galliani kanë vendosur që të rikthehen sërish në botën e futbollit, por mbetet të zbulohet se cili do të jetë plani i tyre, për të ndërtuar një ekip të madh, pse jo ndoshta për ta ngjitur edhe në Seria A./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?