Berluskoni del hapur: Ja pse u detyrova ta shisja Milanin
Silvio Berluskoni u detyrua që të shiste Milanin te Li Yonghong, teksa ai u detyrua që të hiqte dorë nga klubi i zemrës për shkak të vështirësive financiare. Ish-kryeministri i Italisë tregoi edhe arsyet pse e shiti klubin, ndërsa theksoi se nuk do ta riblejë më edhe nëse do i jepet mundësia.
“E shita Milanin, pasi në momentin që u futën paratë e naftës, u bë e pamundur të mbaje klubin në nivele të larta, për më tepër nga një familje e vetme. Shikoni Napolin dhe Juventusin, që kanë sponsor italianë. Ato luftojnë për kampionatin, por në Europë dhe në botë humbin gjithmonë.
Shitja e klubit ka qenë shumë e rregullt, pasi kanë dalë garant banka ndërkombëtare, sponsorë ndërkombëtarë, por edhe ekspertë nga më të mirët, që kanë theksuar se operacioni është i sigurtë”, deklaroi Berluskoni për mediat italiane.
KOHA JONË SONDAZH

