FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beshiktash i fal një gol Skënderbeut, por i shkakton humbjen e dytë korçarëve

Skënderbeu ka pësuar humbjen e dytë radhazi në fazën përgatitore në Turqi. Pas disfatës së thellë 3-0 ndaj Bursasporit, ekipi korçar është mundur në shifrat 3-2 nga ekipi i njohur i Beshiktashit.

Ndeshja është shoqëruar nga një episod i rrallë në pjesën e parë, teksa shënojnë që në minutën e 15. Turqit gjetën golin me Pektemek në momentin që Bajram Jashanica ishte i dëmtuar dhe kishte nevojë për ndihmën e mjekëve. Ekipi turk rinisi lojën nga vija anësore, në një moment që korçarët po qëndronin palëvizur për t’i ardhur në ndihmë Jashanicës.

Skuadra e Beshiktashit zbatoi “Fair play”-in duke i dhënë mundësinë Ali Soue që të realizojë golin e barazimit. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që në fillimin e të dytës është sërish Pektemek, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 52. Më pas do të ishte radha e Alvaro Negredos, i cili thelloi avantazhin për ekipin e njohur turk. Në fundin e ndeshjes korçaret fitojnë një penallti që kthehet në gol nga Lilaj. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?