Besiktasi kërkon me ngulm mbrojtësin e kombëtares sonë
Paraqitjet fantastike gjatë këtij sezoni në Seria B me Cosenzan, kanë bërë që Kastriot Dermaku të kthehet në një objektiv të disa skuadrave të njohura italiane, por jo vetëm.
Bologna dhe Torino u përfolën si dy ekipet e interesuara për shërbimet e shtatlartit në verë, ndërsa tashmë del në skenë dhe një pistë tjetër. Gjigantët e Besiktasit e kanë përfshirë në listën e objektivave për merkaton e verës.
Shqiptari mund t’i bashkohet turqve, pasi këta të fundit kanë hasur probleme në mbrojtje pas largimit të Vida-s. Mbetet të shihet se cila do të jetë shifra e kësaj lëvizjeje, por për të zbuluar diçka më shumë duhet pritur edhe fundit i kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

