Beteja mes Anglisë dhe Italisë, formacionet bazuar në statistika
Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë do të luajnë në finalen e madhe të “Euro 2020” sonte në orën 21:00.
Kush ishin lojtarët më të mirë te Anglia dhe Italia deri më tani?
Faqja e specializuar e statistikave Whoscore, ka përpiluar një formacion të kombinuar me lojtarët më të vlerësuar të dy kombëtareve.
Tre Luanët janë më të shumtë në numër, pasi gjenden gjashtë lojtarë në formacion, kundrejt pesë të Italisë.
Lojtari më notën më të lartë mesatare deri më tani në këtë formacion është Harry Maguire (7.76), ndërsa pas tij vjen Marco Verratti (7.68).
KOHA JONË SONDAZH

