FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Betis turpëron Barcelonën në “Camp Nou” pas 20 vitesh (VIDEO)

Real Betis ka marrë një fitore historike ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Pas 20 vitesh, ekipi i strategu Satien ka fituar 4-3, duke marrë një sukses që mungonte prej 20 vitesh.

Pjesa e parë foli e gjitha për Betis që shënoi dy herë me Junior në minutën e 20-të dhe Joaquin në mintën e 34-t, ndërkohë që shpërdoruan të tjera mundësi. Barcelona reagoi shumë vonë në pjesën e dytë, duke shënuar në minutën e 67-të me Messin.

Betis nuk demoralizohet aspak dhe shënon sërish golin e tretë me Lo Celso, por ndeshja rihapet sërish nga Vidall 8 minuta më vonë. 7 minuta nga fundi Betis gjeti golin e katërt, ndërkohë që në minutën e katërt shtesë, Messi shënoi një tjetër gol që nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë pikë. Barcelona mbetet në krye me 24 pikë, 1 më shumë se Atletico Madrid dhe Alaves. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?