Bie miti i fushës në Superiore, Kukësi kampion në transfertë

Ky sezon në Kategorinë Superiore ka treguar se diferencat ndërmjet skuadrave janë ulur ndjeshëm, duke përjashtuar disi Skënderbeun, që mbetet një hap para të tjerëve. Duke i hedhur një sy statistikave të 100 ndeshjeve të para në Kategorinë Superiore, bie në sy fakti se është thyer miti i skuadrave të fushave. Në 100 ndeshjet e luajtura deri më tani pas 20 javëve të para të kampionatit janë 75 fitore dhe 25 barazime. Në këto 75 suksese, 38 i përkasin skuadrave vendase dhe 37 atyre udhëtuese, shifra që flasin për një barazi të dueleve që luhen brenda dhe jashtë.

Kukësi nuk e njeh më si një avantazh faktin që luan duelet në shtëpi8 në stadiumin  “Zeqir Ymerin”, pasi në një renditje virtuale, do të zinin vetëm vendin e 8-të në ndeshjet në shtëpi me vetëm 11 pikë. Vetëm dy vendet e fundit Teuta dhe Lushnja, kanë bërë më keq se skuadra verilindore në shtëpi. Në duelet e zhvilluara në fushën vendase, Skënderbeu mban vendin e parë me 28 pikë, me 9 fitore dhe vetëm një barazim. Pas tyre vjen Flamurari me 19 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Partizani mban vendine  tretë me 16 pikë. Laçi nuk duket shumë agresiv në shtëpi, pasi ka regjistruar këtë sezon 4 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, e njëjta ecuri me atë në transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Kukësi është një nga ekipet më të dobëta përpara publikut të tyre nuk mund të thuhet e njëjta gjë në duelet jashtë fushe. Në një renditje tjetër për duelet jashtë fushës, Kukësi kryeson me 21 pikë të fituara falë 6 fitoreve, 3 barazimeve dhe një humbjeje, ndërkohë që ndjek Skënderbeu me 18 pikë. Pas skuadrës verilindore, vjen Skënderbeu me 18 pikë të grumbulluara, teksa korçaret kanë pësuar një humbje më shumë se kampionët në fuqi. Flamurtari ka gjithashtu një skuadër të ekuilibruar, pasi ka grumbullar 16 pikë. E çuditshme është ecuria e Partizanit në transfertë, pasi kryeqytetasit nuk kanë asnjë barazim, duke patur 4 fitore dhe 5 humbje. Ky sezon po tregon se ndeshjet që luhen në shtëpi dhe jashtë saj, po konsiderohen me të njëjtën rëndësi nga të gjitha ekipet e Superiores. Asnjë nuk mund të flasë më për fusha të pamundura për të fituar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?