Biseda e plotë e gjyqtarit anglez me asistentin për penalltinë e parë të ndeshjes Liverpul-Totenhem
Liverpul dhe Totenhem kanë bërë një ndeshje të çmendur dje në “Anfield Road”, por nuk kanë munguar as momentet e kontestueshme. Në minutën e 85-të, “Gjelat” fituan një 11-metërsh të paqenë, ndërkohë që gjyqtari Xhon Mos pati një diskutim me asistentin Edi Smart për të vendosur nëse është penallti. “Koha Jonë” ju sjell bisedën e plotë të zbardhur nga mediat britanike.
Smart: “Gjithçka që duhet të di është, a e preku Lovren topin?”
Moss: “Nuk e di.”
Smart: “Nëse ai nuk e ka prekur topin, është pozicion jashtë loje, ndaj duhet të heqim dorë nga penalltia. Është pozicion jashtë loje nëse nuk është prekur topin”.
Eriksen: “Ai e preku topin”.
Emre Can: “Ai nuk e preku topin”.
Moss: “Të lutem folim sërish”
Smart: “E di se çfarë po ju kërkoj, kam nevojë për t’u qartësuar, Lovren preku topin? Nëse e ka bërë, është një veprim i qëllimshëm dhe penallti. Nëse jo, është offside”.
Moss: “Nuk e kam idenë nëse Lovren e prekur topin për të qenë i sinqertë me ty, Martin, a ke ndonjë gjë nga TV? Unë po jap penallti”.
KOHA JONË SONDAZH

