FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bogdani: Futbolli shqiptar po rritet, Hysaj është zhvilluar shumë si lojtar

Erjon Bogdani ka thurur elozhe për mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj, ku nuk i ka kursyer fjalët e mira dhe për Ledian Memushajn, të cilët i sheh si dyshen më të mirë të Kombëtares.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ishte pjesëmarrës në Premio Maestrelli dhe për TMË Radio ka folur për Igli Taren, Elseid Hysajn dhe futbollin shqiptar.

Hysaj ka zhvilluar një sezon fantastik, ç’ka ka bërë që të rriten spekulimet për të ardhmen e shqiptarit, që sipas mediave italiane ka interesim nga Barcelona e Manchester United për 23 vjecarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitjet e mira të Hysaj i kanë rënë në sy edhe Bogdanit, i cili ka vlerësuar lartë paraqitjet e mbrojtësit të Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tekniku i kombëtares U-19 foli edhe për Ledian Memushajn e Pescaras, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

Pescara sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B, pasi nuk arriti të mbijetojë dhe ende nuk dihet nëse mesfushori i Shqipërisë do të qëndrojë apo do të largohet.

“Kam raporte shumë të mira me Taren, kemi luajtur bashkë në Kombëtare dhe jemi miq”, tha fillimisht ai.

“Cili nga lojtarët shqiptar të ka befasuar më shumë?’ Futbolli shqiptar po rritet dhe ka shumë djem që kanë bërë famë teksa luajnë. Unë mendoj se Hysaj ka bërë mirë në kampionat, por edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Por, edhe Memushaj, është lojtar i madh”, ka shtuar Bogdani.

40-vjeçari në të kaluarën në Itali ka luajtur për Regginan, Verononm, Sienan, Chievo, Livoron dhe Cesenan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?