FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bojkoti i Ligës së Futbollit. Presidenti Meta: Qeveria të ndërhyjë. Kriza institucionale po përshkallëzohet në gjithë sektorët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për bojkotin e Ligës së Futbollit, pas refuzimit të qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre. Presidenti Meta shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë për zgjidhen e kërkesave të përfaqësuesve të futbollit. Gjithashtu, kreu i shtetit shprehet se kriza kushtetuese po përshkallëzohet edhe më tepër në gjithë sektorët.

“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët. Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme”,- shprehet Presidenti Meta.

Kreu i shtetit kërkon nga qeveria që të nisë dialogun me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”,- deklaron kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3377590438953872/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?