“Boll ulërite bir k …”, plas keq debati në fushë mes Pique dhe Griezmann (VIDEO)
Barcelona ndodhen në një prej periudhave më të vështira të saj, teksa një gjë tillë e konfirmoi edhe humbja e thellë ndaj Paris Saint Germain. Kriza është edhe më e madhe se kaq, madje tashmë as lojtarët nuk kanë më harmoni me njëri tjetrin dhe kjo u vërtetua në fundin e pjesës së parë në përballjen me francezët. Pique dhe Griezmann u konfrontuan ashpër verbalisht, në momentin që rezultati shënonte 1-1.
Në frustrim e sipër mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi francez shkëmbejnë ofendime të rënda dhe çdo fjalë e dalë prej tyre është regjistruar qartë nga mikrofonët e stadiumit, sidomos me shkallët e boshatisura.
Pique: Çfarë dreqin, top i gjatë? Na duhet të kontrollojmë lojën dreqi e marrtë!
Griezmann: Qetësohu, boll ulërite o bir k…, qetësohu!
Pique: Jo, ti mbylle gojën bir k…., ne po vuajmë këtu, kemi 5 minuta duke vrapuar si të çmendur.
Griezmann: Shporru
Pas këtij debati, Barcelona rikthehet në fushë në pjesën e dytë dhe pëson 3 gola të tjera. Gerard Pike zëvendësohet në minutën e 78-të, për t’i lënë vendin mesfushorit të ri Riki Pug. Barcelona tashmë duhet të përmbysë një humbje 4 me 1 në fushë kundërshtare, diçka që duket e pamundur në këto kushte.
KOHA JONË SONDAZH

