Bologna konfirmon besimin ndaj Mihajlovic, i rinovon kontratën deri në vitin 2023

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Sinisa Mihajlovic ia ka dalë të bëjë mjaft mirë edhe punën e tij si trajner i Bolognës, ndaj drejtuesi e klubit kane vendosur për t’i rinovuar kontratën.

Klubi kuqeblu njoftoi sot se kanë firmosur një kontratë të re me teknikun serb, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e 2023-shit, duke konfirmuar besimin e madh që kanë ndaj tij.

Strategu serb mori pankinën e Bolognës në janar të vitit 2019, kur zëvendësoi Philippo Inzaghin, ndërsa prej asaj kohe ka bërë mjaft mirë në stolin kuqeblu dhe është vlerësuar vazhdimisht nga drejtuesit e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?