“Bomba” e Agnellit: Do të blejmë një tjetër Ronaldo, por në moshën 25 vjeç
Cristiano Ronaldo mund të jetë vetëm fillimi për goditjet e mëdha në merkato nga Juventusi. Presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, në një intervistë për “Financial Times” ka zbuluar planet për tregun e transferimeve.
“Duhet të jemi në gjendje të blejmë Cristiano Ronaldon tjetër, por në moshën 25-vjeçare. Ne do të programojmë një nga një hapat që do të na çojnë në klubin numër një në botë”, deklaroi numri një i klubit torinez.
Në bazë të numrit të madh të biletave të shitura dhe të ardhurave të marketingut, në muajt e ardhshëm Juventusi duhet të ridiskutojë kontratat e sponsorizimit me “Adidas” dhe “Jeep”.
Të gjitha në sajë të Cristiano Ronaldos dhe një blerjeje që, siç shpjegon Agnelli: “Është vlerësuar me kujdes dhe ka kuptim brenda e jashtë fushës. Ishte hera e parë që aspektet teknike dhe tregtare të Juventusit u takuan për të vlerësuar kostot dhe përfitimet”, deklaroi Agnelli.
KOHA JONË SONDAZH

