“Bomba” e Maradonës: Messi duhet të tërhiqet nga Argjentina

Diego Armando Maradona, trajner aktual i ekipit meksikan, Dorados de Sinaloa, rikthehet të flasë për pikën e dobët të tij, Lionel Messin. Ai i ka dhënë disa këshilla të rëndësishme.

“Mu duk pa kuptim zgjedhja e Scalonit, i cili nuk ja dha askujt numrin 10. Messi duhet t’ja jepte atij që luan si numër 10. Messi më surprizoi në Botëror, mendoja se do të ishte shumë i nervozuar me të gjithë, por ishte shumë i qetë. Do t’i këshilloja të mos kthehet më tek Argjentina, sepse në qoftë se gjërat shkojnë keq në kombëtare, faji i takon gjithmonë atij.

Jemi të çmendur që e kemi lënë Kombëtaren në dorën e Scalonit. Nuk ka bërë asnjë gol për Argjentinën. Ai thotë se është gati, por nuk jam dakord. Nuk është në gjendje të menaxhojë situatën. Më pas tranjer si Simeone, Gallardo e Pochettino duan lavdinë në Europë, jo vetëm paratë”, deklaroi Maradona.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?