Bomba e “The Sun”: Pogba te PSG që në muajin janar

Paul Pogba mund ta shohim te PSG që n muajim janar. Lajmi i bujshëm jepet nga “The Sun”, që e bazon informacionin në marrëdhëniet e tensionuara mes kampionit të botës dhe trajnerit Jose Mourinho. Tabloidi anglez shkruan që me hapjen e merkatos së janarit Pogba do të transferohet në “Parc des Princes”.

Në fakt, gjithçka varet nga situata me trajnerin portugez, pozicioni i të cilit është në dyshim për shkak të rezultateve të dobëta. Në rast se “The Special One” shkarkohet nga detyra, ish-mesfushori i Juventusit do të qëndrojë në “Old Trafford” të paktën deri në fund të sezonit, për të diskutuar për të ardhmen e tij në verë.

Ndërkohë, PSG po përgatit një ofertë marramendëse, për të transferuar në Ligue 1 kampionin e sapo shpallur të botës. Në garë është edhe Barcelona, por sipas “The Guardian”, klubi katalan, të paktën për momentin, madje deri në sezonin e ardhshëm, nuk është në gjendje të ulet në tavolinë për të biseduar për një lëvizje që do t’i kushtonte 150 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?