Bomba e “The Sun”: Reali nis kontaktet me Mohamed Salah
Real Madrid ka filluar kontaktet e para me Mohamed Salah për një transferim të mundshëm gjatë merkato së verës. Philippe Carayon i “Canal+” ka zbuluar se Zinedine Zidane është shumë i interesuar për egjiptianin. “Ka pasur kontakte të para mes Real Madrid dhe Mohamed Salah.”
Zërat surprizë vijojnë vetëm një muaj pasi gazeta “AS” raportoi se Salah po mendon për t’u larguar nga Anfield për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Jurgen Klopp. Në atë kohë agjenti mohoi këto zëra, por gjigantët e Spanjës. Gjithsesi kalimi i Salah në Madrid nuk do të jetë aspak i thjeshtë, pasi do të duhen më shumë se 200 milionë euro për të bindur drejtuesit e “The Reds”. Salah ka shënuar 54 gola në dy sezonet e fundit në Premier League, duke qenë protagonisti kryesor në shumë ndeshje. Ai mund të jetë zgjedhja ideale për të zëvendësuar largimin e Cristiano Ronaldos, i cili ka lënë një boshllëk të madh në Madrid.
Gareth Bale pritet që të largohet në fund të këtij sezonit, teksa destinacioni i mundshëm mund të jetë sërish skuadra e Tottenhamit, për t’i bërë vedn sulmuesit egjiptian. Salah ka ende shansin për të fituar Champions League këtë sezon, pasi do të luajë në finalen e madhe ndaj Tottenhamit. Los Blancos qëndron vigjilent edhe në pistën tjetër që të dërgon te Eden Hazard. Belgu ka edhe një sezon nën kontratë në “Stamford Bridge” dhe është më i arritshëm në merkato.
Duke folur pas ndeshjes ndaj Leicester gjatë të dielës, belgu u shpreh: “E kam marrë vendimin tim. Ja kam thënë klubit disa javë më parë”. Në këtë mënyrë ai ka nënkuptuar se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Realin. Mbetet të shohim deri në fund të merkatos, nëse skuadra madrilene do të braktis pistën Salah, apo do të tentojë që t’i afrojë të dy yjet e Premier League. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

