FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Anglia: Mourinho mendon dorëheqjen për … Real Madridin

Situata e ndërlikuar që po kalon Real Madridi ka bërë që të mendohet për një rikthim të bujshëm. Përveç Antonio Conte, nuk përjashtohet mundësia sipas “Daily Mail” që në krye të Los Blancos të vendoset sërish Jose Mourinho.

Mediat angleze sigurojnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri portugez janë ende miq të mirë dhe se për shkak të situatës së keqe që po kalon në  “Old Trafford”, ai po mendon për ta transferuar.

Sipas “Daily Mail”, presidenti i Real Madridit është i vetëdijshëm se Mourinho ende vlerësohet shumë mirë nga tifozët në “Bernabeu” dhe se ai ka përvojën e nevojshme për të rikthyer sërish një ekip fitues. Mediat angleze shkruajnë se ky është një opsion shumë i komplikuar, por që po studiohet dhe vlerësohet nga drejtuesit e klubit mbretëror madrilen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?