“Bomba” nga Anglia: United ka vendosur që të shkarkojë Mourinhon
Sido që të shkojë ndeshja e sotme e Unied ndaj Newcastle, Jose Mourinho, do të përjashtohet në fund të kësaj jave. Lajmi i bujshëm është dhënë nga “Daily Mirror”, që shkruan në edicionin online se lajmin e ka mësuar nga burime të afërta pranë klubit.
Drejtuesit e klubit të “Djajve të Kuq” kanë humbur besimin ndaj portugezit dhe në këtë pikë nuk ka më kthim pas. Sipas burimeve të kësaj gazete, në muajt e fundit, ai është injoruar nga futbollistët, stafi si dhe tifozëve, duke detyruar zëvendës-presidentin Ed Woodward, që t’i kërkojë largimin.
Pritet që Mourinho të përfitojë një shifër të frikshme nga ky shkarkim. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

